16:36 / E Mërkurë, 25 Tetor 2023 / Gj. Sh

Daja para ndeshjes me Astanan: Kam besim 1000% tek lojtarët e mi

Ballkani nesër luan ndeshjen e radhës në Confernce League, e vlefshme për javën e tretë të fazës së grupeve.

Kampioni i Kosovës do të përballen me skuadrën nga Kazakistani, FC Astana, shkruan IndeksOnline.

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, në konferencë për media dha se duhet të jenë me këmbë në tokë dhe beson në lojtarët e tij që të mbajnë formën e javëve të fundit.

“Duhet të jemi me këmbë në tokë. Duhet të fokusohemi në ndeshjen e nesërme.

Si trajner një përjetim i madh për mua, ky përjetim mund të ndodhë javë për javë si në Europë, ashtu edhe në Superligë. Ekipin e kemi tepër të mirë, entuziazmi është në nivele optimale.

Shpresojmë ta mbajmë këtë sa më gjatë që është e mundur, gjithmonë me fatin me vete. Kam besim 1000% tek lojtarët e mi. Ne kemi një grup me djemë të shkëlqyer, me karakter shumë të mirë”, deklaroi Daja në konferencë për shtyp.

Ndeshja Ballkani-Astana zhvillohet të enjeten në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, më fillim nga ora 18:45./IndeksOnline/