18:21 / E Mërkurë, 20 Shtator 2023 / Gj. Sh

Daja para ndeshjes me Plzenin: Do japim maksimumin për rezultat pozitiv

Ballkani nesër fillon për herë të dytë radhazi aventurën në Conference League.

Kampioni i Kosovës, në ndeshjen e parë do të luaj në udhëtim ndaj skuadrës çeke, Viktoria Plzen, shkruan IndeksOnline.

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja thotë se skuadra e Plzenit është favorite dhe do ta kenë të vështirë, por do japim maksimumin për të marr një rezultat pozitiv.

“Do jetë ndeshje e vështirë nesër, kundërshtari kalon formë shumë të mirë, por edhe ne përtej problemeve që kemi, ka 4 javë, me tri fitore dhe një barazim. Ne kemi shumë respekt për nivelin e Viktoria Plzen, por çdo ndeshje është e veçantë dhe ka historinë e vet, shpresojmë që duke pasur edhe fatin të marrim rezultat pozitiv.

Nuk i tregoj planet e ndeshjes, por që besoj që favorit është Viktoria Plzen, por ne kemi masat tona që t’i kundërvihemi, për detajet tjera e shohim nesër në fushë, sa më mirë që të jetë e mundur”, deklaroi Daja gjatë konferencës për media.

Ndeshja Plzen – Ballkani zhvillohet ditën e enjete më fillim nga ora 21:00./IndeksOnline/