11:17 / E Enjte, 21 Janar 2021 / Blerim

Daka thërret konferencë për media

Pas polemikave të shumta, lidhur me vendimin për moscertifikimin e kreut të VV-së, Albin Kurti dhe personave të tjerë si kandidatë për deputetë, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka thirrur një konferencë shtypi.

Konferenca do të mbahet sot në orën 12:00.

Ndryshe, nga KGJ-ja kanë bërë të ditur se gjithsej 47 kandidatë për deputetë nga partitë politike kanë probleme me ligjin.