15:21 / E Premte, 18 Tetor 2019 / indeksADMonline

Dakordohen Barcelona dhe Reali, ja data e saktë e “El Clasicos”

Shtyerja e ndeshjes derbi ndërmjet Barcelonës dhe Realit, e paraparë të zhvillohet me datën 26 tetor çoi në një termin tjetër, e cila iu la klubeve të vendosin.

Të dyja klubet, edhe Barcelona edhe Real Madridi dolën sot me komunikatë ku dhanë datën e njëjtë për zhvillimin e ndeshjes më të rëndësishme në planet, shkruan Indeksonline.

Data e saktë se kur do të luhet ndeshja është 18 dhjetori, e propozuar nga të dyja klubet./Indeksonline/