19:00 / E Mërkurë, 23 Shtator 2020 / indeksADMonline

Daku e merr topin në shtëpi, pas “hat-trickut” ndaj Feronikelit sot!

Sulmuesi i Ballkanit po vazhdon të dhuroi paraqitje të mira qysh me fillimin e kampionatit të ri në Superligën e Kosovës në futboll.

Pas “hat-trickut” të parë në ndeshjen ndaj Besa Pejës javën e kaluar, Mirlind Daku shënoi edhe një tjetër 3 golësh sot ndaj Feronikelit në takimin që përfundoi në të mirë të suharekasëve në 3:2, shkruan IndeksOnline

Daku, ishte fantastik, ku edhe sot i’u plotësua dëshira për ta marrë topin në shtëpi, rregull ky edhe në vende evropiane, kur një futbollistë shënon “hat-trick”, i lejohet ta marr topin në shtëpi dhe ta ruaj si kujtim nga ajo ndeshje.