21:45 / E Shtunë, 20 Mars 2021 / Blerim

Daku ‘kungj’ Challandesit/ Kur s’ke çka me ba e shikon ndeshjen Brighton – Newcastle

Mirlind Daku ka qenë emri më i përfolur gjatë kësaj jave nga mediat në Kosovë.

Daku edhe pse shënoi 25 gola në Superligën e Kosovës, nuk ishte pjesë e listës së Bernard Challandesit për ndeshjet e muajit mars, shkruan IndeksOnline

Gazetari i njohur kosovar, Arlind Sadiku bëri një pyetje në rrjete sociale se a ka maniak për ta shikuar takimin mes Brightonit dhe Newcastle.

Ai mori një përgjigje nga sulmuesi i Ballkanit, Mirlind Daku e që duket se ishte një ‘kungj’ drejtuar Challandesit.

“Duhet masi s’na ka met punë tjetër”, ka shkruar Daku.

Kujtojmë që Kosova gjatë këtij muaji luan tri ndeshje, ndaj Lituanisë, Suedisë dhe Spanjës./IndeksOnline/