15:29 / E Shtunë, 08 Janar 2022 / MSH

“Dal javën tjetër”, çfarë e mërziti Beatrix Ramosajn

Nominimet shkaktojnë gjithmonë pakënaqësi në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Këtë javë të nominuarit janë Iliri, Einxhel dhe DJ Dagz. Mirëpo, ky i fundit duket se ka mërzitur edhe Beatrix, e cila ka deklaruar se nëse Dagz largohet do të dalë edhe ajo.

“Pasha këtë natë, dal me ty javën tjetër”, u shpreh këngëtarja. Ndërkohë që u largua nga dhoma ku po qëndronin së bashku.

Më tej, Dagz u shpreh se ku e dinë ata që do të largohet, kur janë edhe dy të tjerë në nominim.