12:30 / E Hënë, 18 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Dalibor Jevtiq: Bashkëpunojmë me Beogradin, por vendimet i marrim vet

Zëvendëskryeministri i Kosovës nga radhët e Listës Serbe, Dalibor Jevtiq ka thënë se Lista Serbe bashkëpunon me Beogradin por që vendimet në Kosovë i merr vet, transmeton Indeksonline.

Gjithashtu ai ka thënë se Lista Serbe ka një bashkëpunim të shkëlqyeshëm me kryeministrin e tanishëm, Ramush Haradinaj, duke treguar se ka çështje më të rëndësishme në jetën e përditshme në Kosovë, se sa çështja e statusit./Indeksonline/