22:17 / E Diele, 03 Dhjetor 2023 / C E

Dalic beson se Modric mund të luajë edhe pas “Euro 2024”

Luka Modric do të përballet me një thirrje kyçe për të ardhmen e tij për klubin dhe vendin në vitin 2024.

Mesfushori veteran vazhdoi modelin e tij duke vazhduar kontratën edhe për një vit në fillim të sezonit 2023/24.

Megjithatë, pavarësisht garancive të përfolura për vendin e tij të parë në ekip, Modric ka luajtur një rol të radhës në javët e fundit, duke çuar në spekulime për hapin e tij të ardhshëm.

Reprezentuesi kroat ka kohë në anën e tij për të marrë vendimin, me “Los Blancos” të gatshëm t’i japin atij lirinë për të vendosur, por indikacionet lënë të kuptohet për pensionim, ose një lëvizje në Arabinë Saudite.

Krahas pozicionit të tij në Madrid, 38-vjeçari po përballet edhe me përfundimin e mundshëm të karrierës së tij me ekipin kombëtar pas “Euro 2024”, me Kroacinë që është shortuar në Grupin B së bashku me Spanjën, Shqipërinë dhe Italinë.

Trajneri i Kroacisë, Zlatko Dalic, u pyet për planet e Modric dhe ai pranoi se ka një shans që ai të vazhdojë të luajë.

“Ne të gjithë e njohim Lukën. Do të presim deri në qershor, do të shohim se si shkojnë gjërat dhe do të flasim me të. Por, një gjë është e qartë, ai nuk dorëzohet kurrë”, ka deklaruar Dalic, sipas citimeve nga “Marca”.