20:08 / E Hënë, 18 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Dalin dallaveret e LDK-së në Istog, kishte fletëvotime me shenjë (Foto)

Indeksonline ka siguruar disa fletëvotime në të cilën dukshëm vërehet se ka shenja.

Kanë qenë vetëm 15 vota që e kanë nxjerrë Haki Rugovën e LDK-së kryetar të Istogut, për të lënë kandidatin e AAK-së, Gani Dreshaj prapa.

Sipas Komisionit Qendror Zgjedhor kanë qenë 510  vota me kusht, 132 nga to i ka marrë LDK, kurse 192 AAK, ndërkaq 186 janë ‘avulluar’.

LDK ka marrë 10 mijë e 33 vota, kurse AAK 10mijë e 18 vota, që do të thotë se mungesë janë edhe 186 vota.

Duket se gjatë procesit zgjedhor ka pasur parregullsi të ndryshme, dhe këto patjetër që duhet hetuar si raste./Indeksonline/