19:17 / E Premte, 27 Janar 2023 / Bejta

Dalin detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Shqipëri ku një person vrau bashkëshorten dhe vëllain e tij

Policia ka dhënë detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mesditën e kësaj të premteje në fshatin Tervol të Gramshit, ku Xhavit Sinani vrau bashkëshorten e tij, Zeqine Sinani, 74 vjeçe dhe vëllanë, Shaqir Sinani, 73 vjeç.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta dhe 80-vjeçari ka vrarë më sëpatë bashkëshorten e më pas vëllanë, i cili ndodhej në banesën e tij.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar sëpata me të cilën autori dyshohet që ka kryer krimin e dyfishtë.

Njoftimi i policisë

Gramsh

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, pas marrjes së njoftimit, rreth orës 14:50, se në fshatin Tervol, Gramsh, kishte ndodhur një krim i dyfishtë, janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi Xh. S., 80 vjeç, dyshohet se për motive të dobëta, ka vrarë, me send të mprehtë (sëpatë), bashkëshorten e tij, shtetasen Z. S., rreth 74 vjeçe, e cila ndodhej në banesë, dhe më pas ka vrarë vëllanë e tij, shtetasin Sh. S., 73 vjeç, i cili ndodhej në territorin e banesës së tij, rreth 1 kilometër larg nga banesa e autorit.

Fale veprimeve të shpejta të shërbimeve të Policisë u bë kapja dhe shoqërimi i autorit, për në Komisariatin e Policisë Gramsh për veprime të mëtejshme.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti i mprehtë sëpatë me të cilën autori dyshohet që ka kryer krimin e dyfishtë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.