75 Mall Live Search
14:20 / E Hënë, 27 Prill 2026 / Z S

Dalin fotot e të dyshuarve për vrasjen e çiftit Mujeci në Balldren

Euronews ka siguruar fotot e Renato dhe Florin Mëhillajt, të dyshuar si autorë të vrasjes së çiftit Kreshnik dhe Gentjana Mujeci.

Së bashku me ta, i dyshuar i tretë është edhe Adriano Mëhillaj, ndërsa të tretë janë shpallur në kërkim.

Dyshohet se vrasja ka ndodhur për motive hakmarrjeje pasi Renato Mëhillaj është djali i Genc Mëhillajt, ndërsa Adriano dhe Florini janë nipat e tij.

Genc Mëhillaj është vrarë në vitin 2016, ndërsa si autor u akuzuan Kreshnik Mujeci, së bashku me kushëririn e tij, Jozef Mujeci ndërsa në vitin 2018 ishte Gjykata e Shkodrës e cila e shpalli të pafajshëm Mujecin, lidhur me vrasjen në fjalë, me argumentin se “nuk provohej ta kishte kryer veprën penale për të cilën akuzohej”.

Renato Mhillaj (në të majtë), dhe Florin Mhillaj (në të djathtë)