19:58 / E Premte, 01 Shtator 2023 / Gj. Sh

Dalin në shitje biletat e ndeshjes Kosovë – Gjermani

Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se biletat për ndeshjen Kosova U21 – Gjermania U21, në kuadër të kualifikimeve Evropiane, e cila zhvillohet më datë 12 shtator 2023, në orën 19:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”, sapo kanë dalë në shitje.

Ato mund t’i blini përmes platformës online në linkun e mëposhtëm:

https://eu.ebileta.al/biglietteria/pub/buyseats/scegliSettorePub.do?idEvento=1156

Çmimet e biletave janë si në vijim: Lindje 3 euro, Perëndim 8 euro dhe VIP 30 euro (pa katering, vetëm pije).

VINI RE!
Një person mund të blejë deri në katër bileta.
Procedura se si blihet bileta online:
Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë.
Mandej zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas e selektoni ulësen e preferuar.
Pasi t’i zgjedhni biletat, vazhdoni me pagesën online.
Pasi të përfundon blerja online, ju duhet të pritni deri të gjenerohet Bileta si dhe Fatura juaj.
Biletën do ta pranoni gjithashtu në email (kontrolloni edhe folderin SPAM gjithashtu).
Bileta patjetër duhet të jetë e printuar në formatin A4, printimi duhet të jetë i kualitetit të lartë.
Biletat janë të personalizuara (Në stadium mund të hyjë vetëm një person me një biletë pa marrë parasysh moshën).
Shënim: Personat që rastësisht pas blerjes së biletës nuk e marrin atë nëpërmjet emailit, atëherë atë mund ta gjejnë përmes kodit në linkun e mëposhtëm:
https://eu.ebileta.al/biglietteria/trans/restore.do