17:59 / E Hënë, 11 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Dalin në shitje çantat mbi të cilat ka shkelur një AMG GT R

Mercedes-AMG GT R është një blerje e shtrenjtë. Sigurisht, është një makinë që shumëkush e ëndërron ta ketë.

Për ata që nuk mund ta kenë, së paku mund të pajisen me një çantë mbi të cilën ka ‘shlajfitur’ një AMG GT R, shkruan IndeksOnline.

Projektuesi gjerman “Destroy vs Beauty” është bashkuar me AMG për të krijuar një gamë të nëntë çantave me porosi, ku secila prej tyre paraqet një aplikim teknikisht unik. Mbi to ka kaluar një AMG GT R, me goma standarte Michelin Pilot Sport Cup 2.

Bashkëpunimi zyrtar, i quajtur “Collection BurnOut”, përmban një pëlhurë të sapo-zhvilluar që është jashtëzakonisht rezistente ndaj shqyerjes, ndërsa për fat të mirë thith ‘printimin’ që u është bërë nga gomat Michelin.

Versionet fillojnë me ‘Cash Men Wallet’ që ka një cmim prej 179 euro, ‘Big Spender’ 199 euro, ‘Burlington Bag’ 529 euro dhe ‘Speedweek Bag’ që kushton 579 euro.

Në fund, më e shtrenjta dhe më e madhja është ‘Weekender’, e cila do t’ju kushtojë 679 euro. /IndeksOnline/