22:36 / E Premte, 03 Korrik 2020 / indeksADMonline

Dalin pamje të reja brenda Spitalit Infektiv në Shqipëri, ku janë shtruar të sëmurët me koronavirus

Dalin pamje të reja nga Spitali Infektiv në qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza” në Tiranë që prej marsit është spitali Covid1.

Në imazhe shihen disa nga pacientët që kanë fotografuar stafi i ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe që janë nxjerrë prej saj në faqen publike të rrjetit social Facebook.

Në imazhet që noa.al jua sjell në galeri, shihen disa pacientë në terapinë intensive dhe një pjesë e stafit mjekësor.

Sot u shënua numri më i madh i të infektuarve në një ditë, 90. Aktualisht janë 1088 të infektuar të evidentuar, 80 prej të cilëve të shtruar në spital. Deri sot, 72 persona kanë humbur jetën ndër 2752 të infektuar.