75 Mall Live Search
14:01 / E Enjte, 02 Korrik 2026 / KV

Dalin pamje të rënda nga Podujeva, i dyshuari shihet i armatosur në shesh pas të shtënave

Janë publikuar pamje të rënda nga ngjarja e armatosur që tronditi qendrën e Podujevës.

Një person shihet i armatosur me revole në shesh, menjëherë pasi dyshohet se ka shtënë me armë ndaj disa personave.

Si pasojë e të shtënave, sipas informacioneve të deritanishme që ka siguruar IndeksOnline, disa persona kanë mbetur të plagosur.

Në vendin e ngjarjes ndodhen njësitet e Policisë së Kosovës dhe ekipet emergjente, të cilat po merren me rastin, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave janë në zhvillim.

IndeksOnline do të vazhdojë t’ju mbajë të informuar me të gjitha zhvillimet e fundit lidhur me këtë ngjarje.