16:33 / E Premte, 02 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Dalin pamjet e aksidentit tragjik në Rrugën e Kombit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën e Kombit, ku si pasojë kanë humbur jetën 2 persona.

BalkanWeb ka siguruar pamje nga ngjarja e rëndë ku gjithashtu janë plagosur edhe 3 të tjerë.

Aksidenti ka ndodhur pak më parë në afërsi të Rubikut, por ende nuk dihen detajet dhe rrethanat e kësaj përplasjeje.

Policia ndodhet në vendngjarje. Në aksident janë përfshirë një “Ford dhe një “Benz”, ndërsa ende nuk ka detaje në lidhje me identitetin e viktimave apo të plagosurve.

Më poshtë pamje: