Dalin pamjet e para të presidentit Thaçi pas aksidentit (Foto)
Kanë dalë pamjet e para të Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi pas aksidentit që ka ndodhur afër Komoranit, raporton Indeksonline.
Ndonëse dëmet janë të konsiderueshme në automjetet e përfshira në aksident, gjendja shëndetësore e presidentit është e mirë dhe shihet në këmbë afër vendit të aksidentit.
Policia e Kosovës është duke u marrë me shikimin e vendit të aksidentit./Indeksonline/