19:16 / E Mërkurë, 05 Dhjetor 2018

Për nder të ish-presidentit Bush, ndezën qirinj në Prishtinë

Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi dhe shumë qytetarë, sonte ndezen qirinj para Teatrit Kombëtar në Prishtinë për nder të ish-presidentit amerikan, George H.W. Bush.

Me këtë rast, ministri Bytyqi tha se përveç që sot ka marrë vendim që në të gjitha shkollat e Kosovës ora e parë t’i kushtohet miqësisë mes SHBA-së dhe Kosovës, ndezia e qirinjëve në orët e mbrëmjes po bëhet në shenjë rrespekti  dhe nderimi për kontributin e presidentit George W. Bush.

“Siç jeni të informuar sot, në shenjë rrespekti, përveç që është marrë vendim që ora e parë mësimore në të gjitha shkollat e Kosovës t’i kushtohet miqësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës, po ashtu edhe në  orët e mbrëmjes t’i ndezim qirinjtë në shenjë respekti dhe falenderimi të angazhimit të vazhdueshëm që ka pasur ish-presidenti Bush, tash i ndjeri. Konsideroj që ky rrespekt është i nevojshëm, sepse vërtet ka bërë shumë për popullin tonë dhe për Kosovën në vitet kur ishte në pyetje egzistenca e vendit tonë dhe humbja e shpresës. Ishte pikërisht presidenti Bush, tashmë i ndjer, i cili i pari dha një sinjal dhe një shpresë të madhe për popullin tonë, kur edhe vendosi vijat e kuqe”, shtoi Bytyqi.

George H.W. Bush ishte presidenti i 41-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës  dhe shërbeu gjatë viteteve 1989-1993.