09:39 / E Mërkurë, 18 Gusht 2021 / B O

Dalin pamjet, Juventusi i arrin supertransferi

Mëngjesi i sotëm ka qenë i lumtur për tifozët e Juventusit. Manuel Locatelli ka arritur në ambientet e gjigantit italian ku do të iu nënshtrohet testeve mjekësore.

Një natë pasi Sassuolo e Juve arritën marrëveshjen e shumëpërfolur, mesfushori italian pritet që së shpejti të kompletojë gjitha procedurat e transferimit.

35 milionë euro do t’i kushtojë Juves blerja e kampionit të Evropës./Indeksonline/