14:19 / E Martë, 06 Qershor 2023 / B O

Dalin pamjet kur Rusia shkatërron digën që po llogaritet si fatkeqësi e madhe në Ukrainë

Zelenskiy tha kohë më parë se prishja e digës Nova Kahovka do të ishte e barabartë me një fatkeqësi bërthamore. Tani fatkeqësia është bërë e vërtetë.

Shembja e digës, e cila ndodhi gjatë natës të së hënës, pas një sërë shpërthimesh, shkaktoi përmbytje në pellgun e poshtëm të lumit Dnipro, duke shkaktuar evakuimin e qindra mijëra njerëzve.

Kievi akuzoi forcat ruse për shkaktimin e katastrofës dhe presidenti Volodymyr Zelensky i quajti pushtuesit ‘terroristë’.

Ukraina kishte paralajmëruar më parë se forcat ruse kishin minuar digën dhe po përgatiteshin ta prishnin atë në rast të avancimit të mëtejshëm të forcave ukrainase.

Pamjet tash janë publike të shkatërrimit të digës./Indeksonline/