11:02 / E Premte, 31 Mars 2023 / B O

Dalin pamjet, momenti kur ish-futbollisti i Lazios pëson aksident të rëndë

Sofian Kiyine (25), lojtari i OH Leuven, është përfshirë në një aksident të rëndë trafiku mbrëmjen e së enjtes.

Futbollisti përplasi makinën e tij në mënyrë spektakolare në një sallë sportive në Flemalle, pranë Liège.

Kiyine u dërgua në spital, por gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë. Futbollisti humbi kontrollin e timonit dhe fluturoi nëpër një rrethrrotullim duke përfunduar në një sallë ku kishte fëmijë.

Sofiane në vitin 2019 ishte futbollist edhe i Lazios./Indeksonline/