11:21 / E Diele, 17 Prill 2022 / LB

Dalin rezultatet, a u helmuan pjesëtarët e FSK-së nga ushqimi në syfyr

Ministria e Mbrojtës ka reaguar pas raportimeve në media se disa pjesëtare të FSK-së janë helmuar me ushqim.

Ministria e Mbrojtjes në një postim në Facebook, njofton se në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Shëndetësisë Publike të Kosovës janë realizuar analizat fiziko –kimike dhe mikrobiologjike të mostrave të ushqimit të konsumuar të pjesëtarëve me simptome.

“Bazuar në rezultatet e këtyre analizave, Inspektorati Sanitar i Kosovës i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë në procesverbalin nr. 0001375, të datës 13.04.2022, njofton se rezultatet e ushqimit kanë rezultuar në kufijtë (parametrat) normal dhe jo të dëmshme, si dhe në mostrat e analizuara nuk janë izoluar baktere patogjene”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Ministrisë, transmeton Indeksonline.

NJOFTIMI:

Lidhur me dyshimet për helmimin në ushqim të pjesëtarëve të FSK-së, të raportuar javën e kaluar, Ministria e Mbrojtjes njofton si në vijim:

Pas marrjes së informacionit, Ministria e Mbrojtjes, përmes Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së, ka angazhuar strukturat e saj përgjegjëse për të menaxhuar çështjen e raportuar.

Në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Shëndetësisë Publike të Kosovës janë realizuar analizat fiziko –kimike dhe mikrobiologjike të mostrave të ushqimit të konsumuar të pjesëtarëve me simptome.

Bazuar në rezultatet e këtyre analizave, Inspektorati Sanitar i Kosovës i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë në procesverbalin nr. 0001375, të datës 13.04.2022, njofton se rezultatet e ushqimit kanë rezultuar në kufijtë (parametrat) normal dhe jo të dëmshme, si dhe në mostrat e analizuara nuk janë izoluar baktere patogjene.

Me këtë rast, shfrytëzojmë rastin të falënderojmë, autoritetet profesionale të IKSHPK-së dhe AUV-së për punën e tyre me përkushtim për trajtimin sa më të shpejtë të këtij rasti.

Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Mediat