17:19 / E Hënë, 15 Qershor 2020 / indeksADMonline

Dalin rezultatet e COVID-19 për punonjësit e Ansamblit “SHOTA”

Kosova ditëve të fundit ka pasur rritje të numrit të rasteve me pandeminë COVID-19, derisa mbrëmë u konfirmuan 49 raste të reja.

E ky virus ka prekur edhe institucionet kulturore në vend.

Përmes një postimi të bërë në faqen zyrtare, Ansambli “Shota”, ka bërë të ditur se punëtorët e këtij institucioni që kanë pasur kontakte me punonjësin kanë dalë negativ.

Ky është njoftimi:

Punëtorët e ansamblit “Shota”, përfshirë edhe drejtoreshën e departamentit të Kulturës në MKRS, të cilët kanë qenë si raste kontakti me punëtorin e ansamblit “Shota”, i cili është i prekur nga virusi COVID19, kanë rezultuar negativ në testin e bërë në lidhje me këtë virus. Njëherit iu njoftojmë se ditën e enjëte do të bëhet një dezinfektim i hapsirave të ansamblit, dhe pas kësaj, ansambli pritet ta rifilloj punën e tij.