08:13 / E Diele, 14 Qershor 2020 / indeksADMonline

Dalin rezultatet për Covid-19 në Premier League, dy raste pozitive

Premier League ka njoftuar për rezultatet e fundit nga të testet për Covid-19.

Pas 1.200 testimeve për Covid-19, dy raste kanë rezultuar pozitive mes lojtarëve dhe anëtarëve të stafit në Premierligë.

Këto dy raste vijnë nga dy klube të ndryshme, dhe identiteti i të prekurve nuk është bërë i ditur.

Shtatë raundet e para të testimeve tregonin 14 raste dolën pozitive dhe 7474 negative.