15:53 / E Premte, 22 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Dalin rrogat për shërbyesit civil

Ministria e Financave ka njoftuar se për nder festave të fundvitit ka bërë sot ekzekutimin e pagave për muajin dhjetor, për të gjithë shërbyesit e administratës publike dhe ata që marrin pagë nga buxheti i Kosovës.

Duke u nisur nga gjendja e mirë në bilancin bankar të Qeverisë dhe për nder të festave të fundvitit, ekzekutimi i pagave është bërë disa ditë më herët nga ekzekutimi i rregullt.

Me këtë rast, ministri i Financave, Bedri Hamza të gjithë qytetarëve u ka uruar festat e fundvitit.