11:44 / E Martë, 08 Mars 2022 / AR

Dalin shifrat, kaq njerëz janë larguar deri më tani nga Ukraina

Ka shkuar në dy milionë numri i refugjatëve që kanë ikur nga lufta në Ukrainë.

Kështu ka njoftuar Filippo Grandi, Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët.

“Sot fluksi i refugjatëve nga Ukraina arrin në dy milionë njerëz”, thotë ai.

Ai e quajti krizën e refugjatëve me rritjen më të shpejtë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore./Indeksonline/