18:48 / E Mërkurë, 20 Shtator 2023 / Gj. Sh

Dalin testet e para mjekësore, ja sa pritet ti mungoj Milanit portieri Mike Maignan

Përveç që nuk arriti ta mposht Newcastlin në ndeshjen e parë të Champions League, Milani mbrëm ka mbetur pa portierin Mike Maignan.

Francezi pësoi një lëndim në minutën e 81-të, dhe u zëvendësua menjëherë me Marco Sportiellon, shkruan IndeksOnline.

Tifozët rosoner ishin në ankth pasi ai shihet si shtylla e ekipit të Stefano Piolit.

Sky Sport Italia, raporton se Maignan ditën e sotme i është nënshtruar testeve mjekësore dhe sipas tyre ai do të humbas dy ndeshjet e radhës ndaj Hellas Verona dhe Cagliarit.

Francezi pritet të kthehet në fushë me 30 shtator në ndeshjen ndaj Lazios./IndeksOnline/