Daliq trajner nacionalist, nuk e flet para gazetarëve asnjë gjuhë tjetër
Selektori i Kroacisë, Zlatko Daliq vazhdon të mbajë qëndrimin e tij, duke mos folur para gazetarëve asnjë gjuhë tjetër, përveç gjuhës kroate.
Para udhëtimit me yjet e Kroacisë në aeroport, trajneri u pyet për disa mungesa në ndeshjen e radhës ndaj Anglisë.
Një gazetar anglez e pyeti për mungesat e të dielës, por selektori nuk u përgjigj.
“Gjithmonë flas në gjuhën time. Më falni, por ky është vendimi im” ka thënë Daliq.
Më pas, para gazetarëve kroat ai sqaroi se Ivan Rakitiq nuk do të luaj në ndeshjen e të dielës./Indeksonline/