23:19 / E Premte, 07 Shtator 2018 / indeksADMonline

Skuadra e famshme botërore mund ta marrë Zlatko Dalicin trajner të ri

Selektori i Kroacisë, Zlatko Daliq mund të jetë trajner i ri i skuadrës së famshme argjentinase, Boka Juniors.

Këtë muaj do të zgjedhet kryetari i ri i klubit dhe ai që është favorit e ka premtuar sjelljen e tij.

Fabio Kunigi ka thënë se nëse zgjedhet president, Daliq do të jetë trajner i ri i Bokas.

“Nëse zgjedhem president, skuadra jonë do ta ketë trajner Daliqin. Ky është plani im i parë” ka thënë Kunigi./Indeksonline.