20:31 / E Premte, 05 Qershor 2020 / indeksADMonline

Dallku i reagon Munishit: Për pak humbi nga Feronikeli, Munishi dëshiron të jetë në fokus

Trajneri i Prishtinës, Armend Dallku, i ka reaguar trajnerit Ismet Munishi për deklaratën e tij se kundërshtarët nuk e dinë se sa i fortëështë Ballkani, pasi që përndryshe nuk do t’i zinte gjumi.

Sezoni 2019/20 i Superligës së Kosovës u ndërpre në fillim të muajit mars shkaku i përhapjes së virusit Covid-19 në botë. Në atë kohë po bëhej garë e zjarrtë për titullin e kampionit pasi që kishin mbetur edhe 11 ndeshje deri në fund.

Megjithatë, këtë fundjavëdo të rinisë kampionati vendor, vendim ky që s’ishte pritur mirë nga Ballkani shkaku se në fillim s’ishin testuar lojtarët për Covid-19.E deklaratave se Ballkani po i frikësohet garës në Ipko Superligën e Kosovës, Munishi iu përgjigj duke e lavdëruar skuadrën e tij për fuqinë që e ka.

“Shyqyr që s’e dinë rivalët sa të mirë jemi, sepse s’do të mundë të flinin rehat. Ata më thoshin mua se po dua të shpallem kampion në tavolinë, nuk e dinin se unë po i sakrifikoj dy trofe. Por, s’ka lidhje, sidoqoftë ne do të luftojmë fuqishëm për dy trofetë dhe jo vetëm këtë edicion”.

Ndaj kësaj deklarate të Munishit tani ka reaguar edhe Dallku, i cili mendon se deklaratat e tilla janë të paarsyeshme, përderisa e përmendi barazimin pa gola të mesjavës të Ballkanit kundër Feronikelit si argument.

“Ismetiështë person shumë karizmatik dhe gjithmonë e kam përshtypjen që gjithmonë dëshiron të jetë në fokus. Unë më shumë merrem me ekipin tim, jo me deklarata për ekipe të tjera”, ka thënë Dallku në emisionin sportiv “Favorit” në T7.

“E pamë që në ndeshjen e parë që nuk janë reale ato që i thotë Ismeti, e pash që nga ndeshja e Ballkanit kundër Feronikelit, pasi që sipas mendimin tim personal, përkundër që Ballkani luajti si vendas, Feronikeli pati më shumë  nga ndeshja”.

Prishtina aktualisht radhitet në pozitën e katërt në tabelën e Ipko Superligës së Kosovës, me tre pikë më pak sesa Ballkani, qëështë lider, dhe dy më pak sesa Drita, që radhitet e dyta në tabelë.