22:08 / E Martë, 07 Gusht 2018 / indeksADMonline

Dallku largohet nga Prishtina, firmos me rivalët?

Futbollisti i mirënjohur kosovar, Armend Dallku, pritet që të firmos me skuadrën e Llapit.

Kapiteni i Prishtinës sipas të gjitha gjasave, shumë shpejt do t’i bashkohet ekipit të drejtuar nga Bylbyl Sokoli, njoftojnë Gazeta Olle.

Dallku ka një karrierë shumë të pasur si futbollist pasi që është aktivizuar për shumë vite edhe në Kombëtaren shqiptare derisa pjesën më të madhe të karrierës e ka zhvilluar te Vorskla Poltava në Ukrainë.

Në dy vitet e fundit me shumë sukses ka luajtur te Prishtina.

Ndryshe, Llapi gjatë ditës së sotme e ka transferuar edhe bashkëlojtarin e Dallkut te Prishtina, sukmuesin e njohur Ahmed Januzi.