19:41 / E Hënë, 03 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

”Ujkani është dashur të mbronte ndaj Azerbajxhanit, jo Muriç”

Armend Dallku ishte mysafir në emisionin 90 Plus në Radio Prishtina.

Futbollisti kosovar thotë se Samir Ujkani është dashur të mbronte në ndeshjen me Azerbajxhanin dhe se është bërë rrezikim me futjen e Arijanet Muriçit nga minuta e parë për Kosovën.

“Mendoj se është bërë gabim që Ujkani është lënë në bankinë, pasi ka qenë kapiten dhe portier me përvojë”.

”Është bërë një rrezikim me futjen e Muriçit në portë, edhe pse nuk i kontestoj kualitetet e tij”.

”Nëse kanë dashur ta bllokojnë, është dashur që këtë ta bënin në fund të ndeshjes me Maltën. Tash nuk jemi në atë gjendje që të na kushtëzojnë lojtarët nëse do të luajnë apo jo”, deklaroi Dallku.

Edhe trajneri Bekim Isufi mendon se ka qenë rrezikim vendosja në fushë e Muriqit para Ujkanit.