17:29 / E Hënë, 24 Qershor 2019 / indeksADMonline

Dallku largohet pas 8 vitesh nga Vorskla Poltava

Mbrojtësi Ardin Dallku është larguar nga skuadra e Vorskla Poltavas pas 8 vitesh.

24 vjeçari e nisi karrierën profesionale në Ukrainë si 18 vjeçar.

Përmes një njoftimi në facebook Dallku i ka thënë lamtumirë ekipit që e rriti si futbollistë.

“I kalova 8 vite të lumtura të jetës time. Faleminderit për gjithë mbështetjen që më keni dhënë sepse këta ishin hapat e parë të mi në karrierë në futboll. Është shumë e vështirë për ti thënë lamtumirë një klubi kaç të madh.

Faleminderit të gjithë tifozëve për përkrahjen. Më keni bërë të ndjehem si në shtëpi. FALEMINDERIT VORSKLA” shkruan Dallku. /Indeksonline/