17:51 / E Martë, 07 Korrik 2020 / C E

Dallku merr pranë vetës golashënuesin e dytë më të mirë të Prishtinës

Prishtina e ka kompletuar me ish-futbollist stafin teknik të Armend Dallkut.

Skuadra nga kryeqyteti ka njoftuar se trajnerit i është bashkëngjitur edhe Azem Ahmeti si pjesë e stafit teknik.

Ahmeti është golashënuesi i dytë më i mirë i skuadrës pas lufte dhe lojtari me më shumë paraqitje.

Ky është njoftimi i Prishtinës:

Kënaqësi ta kesh Azem Ahmetin në mesin e trajnerëve

Futbollisti me më së shumti paraqitje me Prishtinën pas luftës (254 ndeshje), golashënuesi i dytë i skuadrës pas luftës (46 gola), katër tituj kampioni, një kupë, tre superkupa, trajner në grupmoshat e reja të Shkollës së futbollit FC Prishtina, tani edhe pjesë e ekipit të parë.

Ish-mesfushori Azem Ahmeti, i bashkëngjitet shtabit teknik ku në radhët e saj janë edhe tre ish-futbollistë të saj, Armend Dallu, Debatik Curri dhe Ahmet Beselica.