20:19 / E Mërkurë, 16 Tetor 2019 / indeksADMonline

Dallku tregon fajtorin për barazimin ndaj Drenicës

Prishtina nuk arriti më shumë se një pikë në ndeshjen kundër Drenivës në “Fadil Vokrri”.

Skuadra nga kryeqyteti barazoi pa gola dhe e humbi rastin për t’iu afruar kreut.

Trajneri i Prishtinës, Armend Dallku ka fajësuar fazën e sulmit që nuk arritën t’i konkretizojnë rastet.

Nuk jam i kënaqur me repartin ofenziv, në dy rastet u deshtë me i shfrytëzua pasi që kundërshtari nuk bëri shumë presion. Shpresoj të kthehemi në rezultatet pozitive“, ka thënë Dallku për Supersport.

Pauza po ndikon keq për ne, për shkak se po duhet ta lirojmë stadiumin dhe neve po na bjen të luajmë të parët. Kemi bërë gabime por u munduam ti përmirësojmë me zëvendësime por nuk arritëm“.

Jam munduar që në anën fizike të punojmë, ne kemi orar të ngjeshur por kemi lojtar të mjaftueshëm, por ai që është në rregull do të luaj“, tha ndër të tjerash trajneri i Prishtinës. /IndeksOnline/