09:00 / E Martë, 13 Qershor 2023 / AR

Damiano konfirmon ndarjen nga e dashura, kapet duke u puthur me një femër tjetër

Fansat e grupit italian Maneskin janë shokuar nga video që qarkulloi në rrjet, ku artisti Damiano David shihet duke u puthur me një vajzë tjetër.

Në një deklaratë të shpërndarë në rrjetet sociale këngëtari 24-vjeçar kërkoi falje për konfuzionin e shkaktuar ndërsa konfirmoi se ai dhe e dashura Giorgia Soleri ishin ndarë.

Ai sqaroi se nuk kishte pasur asnjë lloj tradhtie dhe u kërkoi fansave të “respektonin” privatësinë e tyre. Sipas mediave italiane, vajza që shfaqet me të në video është Martina Taglieni dhe është 22 vjeç. Ajo është një modele dhe ruan një marrëdhënie shumë të mirë me grupin.

Georgia Soleri ka hequr nga Instagrami i saj të gjithë anëtarët e Maneskin, duke treguar se lidhja e saj me këngëtarin ka marrë fund.