13:48 / E Shtunë, 16 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Dan Bilzerian: Nëse kandidohem për president do të lë seksin, drogën dhe alkoolin

Ylli i pokerit dhe personazhi i famshëm i rrjeteve sociale që njihet si ‘Dan Bilzerian’, së fundmi duke bërë shaka ai ka thënë se po planifikon të kandidojë për President në 2024.

Ai u zotua se nëse zgjidhet, do të lë drogën, seksin apo alkoolin, duke kaluar gjithë kohën në zyrë, shkruan Indeksonline.

Dan thotë se ai do t’i braktisë ato aktivitete vetëm nëse zgjidhet, dhe do t’u dëshmojë votuesve që ai e thotë të vërtetën, e këtë ai e ka konsideruar si premtimin e tij të madh për fushatën, sipas TMZ.

Ai beson se e gjithë bota ka nevojë për ndihmën e tij, pasi ka shumë korrupsion dhe ligje që duhet ndryshuar, mbrojtja e ambientit sipas tij do të jetë një prioritet i madh.

Ai gjithashtu tha se do të kandidoj si republikan por thekson se ka edhe disa pikëpamje tradicionale liberale.

Sigurisht kjo është një shaka e bukur nga ylli i pokerit apo ndryshe “King of Instagram”, i cili njihet për jetën e shfrenuar që bën. /Indeksonline/