11:17 / E Hënë, 06 Korrik 2020 / C E

Dani Alvesi e “godet” Ramosin nga Brazili

Dani Alvesi ka komentuar goditjen e Sergio Ramos ndaj lojtarit të Athletic Bilbasos, Raul Garcia.

Kapiteni i Real Madridit e ka “shkelë” këmbën e kundërshtarit në zonën e rrezikut ku edhe nuk është riparë nga VAR-i, shkruan Indeksonline.

Alvesi u përgjigj në Twitter një përdorues i cili e pyeti për veprimin e Ramosit me fjalinë e mëposhtme, duke lënë të kuptohet se ekziston një favorizim i caktuar ndaj Real Madridit.

“Një ditë ata na mësuan se duhet të bënim shumë më tepër nga sa bëjmë apo nuk do të na mjaftoj , kështu ishte ashtu”, ka shkruar Dani Alves.

Alves është kthyer në vendlindje dhe është pjesë e skuadrës së San Paolos. /IndeksOnline/