21:13 / E Shtunë, 25 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Dani Alves voton për golin e Insignes, Napoli e falenderon [Foto]

Dani Alves dhe Napoli kanë shkëmbyer komplimente në Twitter, pasi braziliani votoi për lojtarin napolitan, rreth golit më të bukur të javës në Ligën e Kampionëve.

UEFA ka listuar 4 golat më të mirë në Ligën e Kampionëve për xhiron e fundit të Ligës së Kampionëve dhe kandidatët ishin: Son, Modric, Griezman dhe Insigne.

Për Alves, goli më i bukur ishte ai i Insignes ndaj Shakhtar. /IndeksOnline/