Dani Carvajal humb sezonin: Do të kthehem si një BISHË
Dani Carvajal ka njoftuar se tashmë sezoni për të ka përfunduar.
Mbrojtësi spanjoll pësoi një lëndim të rëndë në fundin e ndeshjes me Villarealin, shkruan IndeksOnline.
Ai përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se ka shqyer ACL e gjurit, lëndim ky i cili do ta lë jashtë fushave për një kohë të gjatë, edhe pse nuk dihet sakt mungesa e tij.
Futbollisti i Realit ka thënë se shumë shpejtë do ti nënshtrohet operacionit dhe do të rikthehet si një bishë.
“Dëmtim serioz i ligamentit të kryqëzuar. Unë do të bëj një operacion dhe tashmë mezi pres të filloj rikuperimin dhe të kthehem si një BISHË”. “Faleminderit shumë të gjithëve për mesazhet tuaja, ndihem shumë i dashuruar.”, ka shkruar Carvajal./IndeksOnline/