22:40 / E Premte, 01 Maj 2020 / indeksADMonline

Dani pas 48 vitesh karrierë mbajti për herë të parë koncert pa publik

Mbush çdo sallë plot. Ka pafund fansa. Këngët e tij janë hite të padiskutueshme.

Por, sonte Ramadan Krasniqi-Dani për herë të parë pas 48 vjetësh karrierë po e mban një koncert pa publik.Koncerti i Danit po mbahet pa praninë e shumë fansave të tij për shkak të pandemisë Covid-19.

Ai është parë i emocionuar para se të nisë këtë koncert krejt të pazakontë nga Peja, që po transmetohet sonte në Klan Kosova, por ka thënë se uron që këto ditë të harrohen shumë shpejt.

“Unë i kam kaluar 48 vjet karrierë dhe asnjëherë nuk kam pasë rast që të këndoj pa publik. Nuk jam i vetmi, edhe unë po rri mbyllur si gjithë të tjerët. Uroj që sa më shpejt të normalizohet jeta dhe uroj që kjo çfarë ka ndodhur të harrohet sa më shpejt”, u shpreh Dani.