12:17 / E Martë, 26 Janar 2021 / Blerim

‘Daniel Agger’ arrestohet në Moskë

Një burrë është arrestuar pas protestave në Moskë, emri i të cilit është Daniel Agger, kështu bëri që mediat botërore të reagojnë.

Por, pasi u mendua se është ish-lojtari i Liverpoolit – u kuptua më pas se qëndron një person tjetër, i cili vite më parë kishte ndërruar emrin e tij dhe e kishte vendosur atë të Aggerit, shkruan IndeksOnline.

Për këtë ngjarje ka reaguar edhe Aggeri, ish-legjenda e Liverpoolit.

“Është një konfuzion. Unë kurrë nuk kam thënë që ‘është vetëm një Daniel Agger’. Aggeri i përmendur në Moskë nuk jam unë. Unë jam në Spanjë i shëndoshë”, ka shkruar Aggeri i vërtetë.

/IndeksOnline/