11:28 / E Enjte, 26 Prill 2018 / indeksADMonline

Daniel Serwer: Vetëvendosje dhe Lista Srpska janë parti antikushtetuese

Daniel Serwer, eksperti amerikan për Ballkanin, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe janë parti antikushtetuese në Kosovë. Kështu ka thënë ai në vizitën e tij në Kosovë gjatë diskutimit të organizuar nga Instituti Kosovar për Hulumtim dhe Zhvillim të Politikave me temën “Ballkani, BE-ja dhe SHBA-të: A mund të sinkronizohen përsëri?

Serwer, ndër të tjera tha se Presidenti Donald Trump, pavarësisht se gruan e ka sllovene, ai asnjë moment nuk e ka kaluar në Ballkan.

“Megjithatë , ka njerëz në Administratën e Trump sikur zv. Presidenti Majkëll Pence, që e ka bërë të qartë se amerikanët e duan shtetin e Kosovës me sovranitet të plotë”.

“Kosova duhet ta ruajë dhe sigurojë sovranitetin e saj territorial me çdo çmim, dhe për këtë duhet të keni afërsi me shtetet mike që janë fuqi të mëdha”.