17:07 / E Diele, 26 Mars 2023 / C E

Danimarka e pëson keq nga Kazakistani

Danimarka e lëshoi fitoren nga dora në ndeshjen e fazës kualifikuese për Euro 2024.

Danezët u mposhtën me rezultat 3-2 nga Kazakistani edhe pse ishte në epërsi të dyfishtë, shkruan Indeksonline.

Golat për Danimarkën i shënoi Hojlund (21’ dhe 36’).

Ndërsa për Kazakistanin realizuan Zaynutdinov (73’), Tagybergen (86’) dhe Aymbetov (89’).

Situata në grupin H është e çuditshme me katër skuadra me nga 3 pikë. /IndeksOnline/