23:56 / E Martë, 26 Mars 2019 / indeksADMonline

Danimarka ia mori fitoren nga “duart”, reagon Granit Xhaka

Zvicra ishte në epërsi prej 3-0 deri në minutën e 84-të në ndeshjen kundër Danimarkës.

Por danezët bënë një rikthim spektakular duke arritur të barazojnë rezultatin në më pak se 10 minuta.

Pas ndeshjes ka reaguar edhe Granit Xhaka i cili shënoi golin e dytë për helvetikët.

“Ne donim të fitonim, nuk e arritëm atë, por jemi në një pozitë të mirë. Tani para në Arsenal, kemi synime që duhet të arrijmë së bashku”, ka shkruar Granit Xhaka. /IndeksOnline/