19:24 / E Mërkurë, 24 Maj 2023 / S Z

Danimarka miraton ligjin që lejon adoleshentet të kryejnë abort pa pëlqimin e prindërve

Danimarka dëshiron të ulë moshën në të cilën një grua e re mund të abortojë pa pëlqimin e kujdestarit të saj ose prindërve nga 18 në 15, njoftoi sot ministrja e Barazisë Gjinore, Marie Bjere.

Qeveria shpalli vendimin e saj për të mbështetur këtë propozim me rastin e 50-vjetorit të miratimit të ligjit që u jepte grave të drejtën për të zgjedhur abortin. Danimarka ishte një nga vendet e para të Evropës Perëndimore që legalizoi abortin, në vitin 1973. Më parë aborti duhej të miratohej nga një mjek.

Të rejat nën moshën 18 vjeçare lejohen të bëjnë abort, por vetëm me pëlqimin e prindërve të tyre.

“Aborti mund të ngjallë shumë emocione, faj dhe turp. Kërkimi i pëlqimit prindëror për moshën nën 18 vjeç mund të jetë i turpshëm dhe të ketë pasoja të rënda”, shkroi Bjere në Twitter.

“Ne duam ta ndryshojmë atë në mënyrë që gratë e reja të zgjedhin nëse do të përfshijnë ose jo prindërit e tyre në proces”, shtoi ajo. /abcnews.al