21:32 / E Shtunë, 12 Qershor 2021 / Blerim

Danimarka të ‘tmerruar’ për rastin e Eriksenit, Finlanda shfrytëzon rastin dhe befason ‘Kuqebardhët’

Kombëtarja e Finlandës ka shënuar fitore të befasishme në EURO20, duke e mposhtur minimalisht 1 me 0 Kombëtaren e Danimarkës.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Joel Pohjanpalo në minutën e 60’të, shkruan IndeksOnline

Një mundësi të artë në këtë takim e lëshoi, Hojbjerg – i cili në minutën e 74’të humbi një penallti.

Kujtojmë që kjo ndeshje ishte e tmerrshme për të gjithë tifozët, pasi në minutën e 43’të, futbollisti Christian Eriksen pësoi sulm kardiak në zemër dhe u dërgua në spitalin më të afërt në Kopenhag.

UEFA ndeshjen e vazhdoi, pasi vet futbollisti i dërgoi mesazh bashkëlojtarëve të tij që ky takim të rifillojë.

Finlanda tani arkëton tre pikë të mëdha, kurse ndeshjen e radhës e luan kundër Rusisë më 16 qershor./IndeksOnline/