08:31 / E Premte, 17 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Danimarka zgjedh hotelin të cilin e kishte rezervuar Italia në Rusi

Pas dështimit të italianëve për t’u kualifikuar në Botëror, shumë gjëra kanë ndryshuar.

Italia ishte e bindur se do të kualifikohej për në Kupën e Botës, madje Federata e Futbollit të këtij shteti ka rezervuar hotelin në të cilin do të vendosej kombëtarja në rast kualifikimi në Botëror.

Por pas eliminimit në barazh nga Suedia, ‘Azzurrët’ është dashur të anulojnë gjithçka.

Televizioni nga Danimarka TV2 zbulon se hoteli në të cilin do të vendoset kombëtarja skandinave ishte rezervuar nga italianët.

Por, tani këtë hotel do ta zërë Danimarka, pasi zbulohet se një delegacion i federatës ka udhëtuar në Rusi dhe ka marr hotelin.

“Shtetet e mëdha janë vendosur në hotele më të mëdha, kështu që ne duhet të gjejmë çfarë të mundemi”, ka shpjeguar Claus Bretton-Meyer, që është kryetar i Federatës Daneze të Futbollit.

“Ka një ndryshim të madh midis preferencave tona dhe italianëve, por qartë mund të përfundojmë në një situatë të tillë. Duhet të marrim atë që mund ta arrijmë”, ka theksuar ai.