17:08 / E Enjte, 13 Qershor 2019 / indeksADMonline

Danimarka zgjedh trajnerin e ri

Sipas të përditshmes italiane ‘Calciomercatto’, Danimarka ka zgjedhur njeriun që do të zëvendësojë trajnerin aktual Age Hareide, pas kampionatit evropian 2020.

Shoqata e futbollit danez ka njoftuar se Kasper Hjulmand do të marrë përsipër rolin menaxhues të Danimarkës.

Hjulmand do të menaxhojë skuadrën e parë ndërkombëtare, ndërsa më parë ai ka drejtuar klube si Lyngby, Boldklub, Fc Nordsjaelland dhe FSV Mainz 05. /IndeksOnline/